Opozita sërish hedh gaz lotsjellës në kuvend
Prishtinë, 30 nëntor - Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish, pasi deputetët e opozitës sërish kanë hedhur gaz lotsjellës.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të ketë normalitet pa anulimin e marrëveshjeve për asociacionin dhe demarkacionin.
Sipas tij opozita do të vazhdojë me këto veprime. Ai ka thënë se kjo që po bën koalicioni qeverisës është vetëm shtet policor.