Opozita serish hedh gaz lotsjellës
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është detyruar të thrret pauzë një pauz 10 minutshe ku edhe kërkoi mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit me grupet parlamentare.
Veseli ka arritur të lexojë procedurat që duhet të ndiqen sot, gjatë votimit për president të vendit.
Udhëheqësit e opozitës kanë paralajmëruar njëzëri se zgjedhja e Thaçit president vetëm sa e thellon krizën dhe e mban vendin peng të ambicieve karrieriste të një njeriu.
Ndërkohë, jashtë Kuvendit është opozita e Kosovës që po proteston në numer masivë kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit si president i vendit.