Opozita sërish gjuan gaz lotsjellës
Prishtinë, 15 tetor - Opozita edhe në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës, gjë që ka bërë që të pamundësojë mbajtjen e seancës.
Përdorimi i këtij gazi ka bërë që të ndërpritet seanca.
Se si ka hyrë gazi lotsjellës në Kuvend ende nuk dihet, pasi që në hyrje të Kuvendit ka pasur kontroll të rreptë të secilit deputet.