16 Janar 2025

Opozita s’do të bëhet hisedare e marrëveshjeve të dëmshme

Prishtinë, 7 shkurt - Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi që po zhvillohet në Bruksel.

Ai në një intervistë për gazetën ‘Epoka e re’ ka thënë se pas bisedimeve të Vjenës dhe të kompromisit të dhimbshëm që është bërë atje, Kosova është dashur të zhvillojë bisedime politike me Serbinë.

Krasniqi ka vlerësuar se bisedimet që po zhvillohen në Bruksel nuk do të duhej të fillonin pa një konsensus nacional.

Ish-kryetari i Kuvendit e ka përjashtuar mundësinë që opozita të bëhet pjesë e dialogut të tanishëm.

“Opozita nuk mund të bëhet pjesë e as hisedare e marrëveshjeve të dëmshme që janë arritur në Bruksel”, ka thënë Krasniqi për “Epoka e re”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)