21 Janar 2025

Opozita s’do dialog, vetëm zgjedhje

Prishtinë, 28 dhjetor - Sipas tyre, Kushtetuesja e ka vërtetuar qëndrimin e opozitës se me këtë marrëveshje është shkelur akti më i lartë juridik në vend, prandaj ata konsiderojnë se Qeveria duhet të japë dorëheqje

Tri subjektet opozitare në vend e përjashtojnë mundësinë e dialogut me Qeverinë për dalje nga kriza politike, ato kërkojnë zgjedhje për të dalë nga kjo situatë.

Opozitarët thonë se pas vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen për Asociacionin, Qeveria e ka humbur përfundimisht legjitimitetin.

Sipas tyre, Kushtetuesja e ka vërtetuar qëndrimin e opozitës se me këtë marrëveshje është shkelur akti më i lartë juridik në vend, prandaj ata konsiderojnë se Qeveria duhet të japë dorëheqje.

Përfaqësuesit e opozitës thonë se zgjedhjet janë i vetmi opsion për dalje nga kriza politike në të cilën është zhytur vendi tash e katër muaj, shkruan Zëri.

Por, koalicioni qeveritar nuk është i interesuar tash për tash për zgjedhje. Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë se zgjedhjet nuk janë opsion për dalje nga kjo situatë, ndërsa, sipas tij, edhe më tutje ka hapësirë për dialog, madje ai ka thënë se oferta për dialog ende vlen për opozitën. 

/ Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)