20 Janar 2025

Opozita: Rezistenca e kundërshtimi vazhdon

Prishtinë, 16 janar - Opozita e bashkuar ka mbajtur takim mobilizues me strukturat e saj. Në këtë tubim folën të tre liderët e subjekteve opozitare: Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Visar Ymeri, ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj si dhe Kryetari i Nismës për Kosovës, Fatmir Limaj.

Ata falendëruan aktivistët e anëtarët për punën e palodhshme në organizim të protestës së 9 janarit dhe poashtu i ftuan që t\'i bëjnë protestat e ardhshme madhështore.

Në fjalimet e tyre poashtu u tha se nuk do të ndalen deri në dorëheqjen e Qeverisë.

Limaj në fjalën e tij tha se Kosova nuk pranon të qeveriset nga ata që e shkelën Kushtetutën. “Protesta e 9 janarit e dha mesazhin me të mirë. Koha e mashtruesve ka përfunduar. Ne nuk ndjekim dhe përndjekim emra të njerëzve, ne përndjekim veprimet e tyre. Ne nuk shantazhojmë, kërcënojmë e frikësojmë njerëz ashtu siç kanë bërë deri tani”, shtoi ai më tej.

Edhe kryetari i AAK-së Haradinaj ka thënë se shkelësit e Ksuhtetutës që sot udhëheqin Qeverinë duhet të largohen menjëherë.

“Tani ka ndryshuar realiteti politik në vend. Në kauzën tonë jemi bashkë. Me 9 janar ishim bashkë, por herën tjetër do të jemi shumë më shumë dhe të vendosur”, ka thënë Haradinaj para aktivistëve të opozitës.

Ymeri i ka falenderuar përzemërsisht aktivistët “Pa juve që nuk dukeni, nuk do ta kishim pamjen e masës së 9 janarit që kishte mbuluar 4 sheshe të kryeqytetit. Pa juve që punoni në heshtje nuk do t’i kemi protestat e radhës, edhe më të zëshme se ato të kaluarat, edhe më të vendosura”, tha ai.

Ymeri ka ftuar që të mbahet intensiteti i punës së aktivistëve për kërkesat Opozitës së bashkuar. “Ne duhet të vazhdojmë me të njëjtin intensitet të rezistencës e të kundërshtimit. Sepse Isa Mustafa e Hashim Thaçi po vazhdojnë me të njëjtin intenzitet të rrënimit e të falimentimit të Republikës”, ka thënë Ymeri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)