19 Janar 2025

Opozita refuzon komisionin e Thaçit

Prishtinë, 18 maj - Hapi i parë i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, në përpjekje për të marrë rol ndërmjetësues në zgjidhjen e krizës politike në vend, duke propozuar një komision me gjithëpërfshirje politike për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, është kundërshtuar fuqishëm nga subjektet politike opozitare,shkruan gazeta Kosova Sot.

Opozita konsideron se pas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, që ka nxjerrë pikat më të rëndësishme të Marrëveshjes për Asociacionin në kundërshtim me aktin më të lartë juridik të shtetit, çdo përpjekje tjetër për të kërkuar bashkëpunim, sidomos për riparimin e asaj marrëveshjeje, është edhe një shkelje e re e Kushtetutës, prandaj nuk dëshiron të bëhet pjesë e një maskarade të tillë në dëm të sovranitetit dhe integritetit të shtetit.

\"Ne nuk do të marrim pjesë në asnjë komision që pretendon të miratojë marrëveshjen e gushtit të vitit të kaluar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe- Zajednicën\", është shprehur për gazetën \"Kosova Sot\" shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Në këtë drejtim, ne jemi shumë të vendosur dhe nuk kemi se çfarë të humbim më shumë kohë. Për këtë qëndrim tonin është e njoftuar edhe Qeveria edhe opinioni publik i Kosovës - qytetarët, se AAK-ja nuk merr pjesë në asnjë komision për të vendosur diçka që është në dëm të interesit të shtetit të Kosovës, që dëmton sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, e që në këtë rast i jep ekskluzivitetin për të qeverisur qeveria e Beogradit me atë pjesë të territorit të shtetit të Kosovës\", është shprehur deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lekaj thotë se me vendimin- interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, marrëveshja konsiderohet krejtësisht e anuluar dhe tani çfarëdo përpjekje për ringjalljen e saj do të ishte veprim akoma më i rëndë kundërkushtetues, madje i njëanshëm nga vetë zyrtarët e shtetit.

\"Unë nuk besoj që ajo mund të bëhet, ju e dini që edhe Gjykata Kushtetuese e ka dhënë vendimin e saj të njohur, që është shkelur Kushtetuta, ashtu duhet të kuptohet, madje hiç më pak se në 23 nene dhe unë nuk di që mund të ketë asi trimash që mund të bëjnë një statut, i cili do të jetë në kundërshtim me interpretimin e Gjykatës Kushtetuese\", tha Lekaj për \"Kosova Sot\".

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)