Opozita proteston sot në Gjakovë
Gjakovë, 5 dhjetor - Partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, do të protestojnë sot në Gjakovë për të kundërshtuar nënshkrimin e marrëveshjeve për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.
Manifestimi për Republikën, do të mbahet në sheshin Nënë Tereza, duke filluar nga ora 13:00 ku pritet të flasin Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.