Opozita proteston më 18 prill
Në një konferencë për media, kanë konfirmuar se do të ketë protestë të shtunën, më 18 prill.
“Protestat janë e vetmja zgjidhje për këtë shtet”, u ka thënë mediave Deputeti i VV-së Glauk Konjufca, pas një takimi të opozitës në Kuvendin e Kosovës.
Konjufca ka bërë thirrje që protesta të jetë paqësore.
“Ftojmë policinë që të mos jetë e dhunshme. Por, nëse policia provokon, atëherë qytetarit nuk mund t’i mbyllet syri ndaj pushtetit dhe të thuhet se protesta do të jetë paqësore”.
Shefja e Grupit Parlamentar të AA-’së, Donika Kadaj-Bujupi, ndërkaq, ka thënë se Qeveria duhet të kërkojë falje për gjendjen në të cilën gjendet vendi, ose të shkojë në shtëpi.
“Zhvillimet e deritanishme dhe gjendja në Kosovë na ka detyruar neve si opozitë që të bashkohemi edhe një herë për këtë protestë gjithëpopullore. I ftojmë qytetaret që të na bashkohen”, tha ajo.