Opozita paralajmëron përsëri protesta
Prishtinë, 26 janar - Nëse kryeministri Isa Mustafa nuk e shkarkon sot ministrin Aleksandër Jabllanoviq dhe nuk e kthen në Kuvend ligjin për Trepçën, të gjitha partitë opozitare do të dalin përsëri të martën në shesh.
Në anën tjetër, kreu i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa i ka akuzuar partitë opozitare për dyfytyrësi, shkruan Zëri.
Por, akuzat e Mustafës për dyfytyrësi duket se e kanë nervozuar shumë Visar Ymerin e Vetëvendosjes, i cili shefin e Qeverisë nuk heziton ta quajnë gënjeshtar e hipokrit.
/Zëri/