Opozita pa alternativë për qytetarë e Komunës së Vitisë
Prishtinë, 26 nëntor - Rrjeti i OJQ-ve AVONET, shpreh shqetësimin për zhvillimet e fundit në njërën nga partitë opozitare në Komunën e Vitisë, që nomoniojnë individ që kanë qenë pjesë e pushtetit të kaluar dhe nuk treguar përformancë të mirë në qeverisjen e kaluar, e poashtu ballafaqohen me sistemin e drejtësisë.
Kjo tregon se opozita nuk ka filluar reformimin brenda subjektit të saj, ky subjekt ka mbyllur alternativat për kuadrat e reja dhe alternative dhe poashtu është një tregues se ky subjekt udheheqet nga grupet e caktuara të interesit.
Një veprim i tillë i opozitës lën shumë për të dëshiruar që ata të punojnë për qytetarët, në përmisimin e kushteve të jetësës dhe realizim të projekteve të cilat e përmisojnë jetën e qytetarëve.
Opozita që si qëllim kryesor ka për të kthyer në pushtet nëpërmes evidentimit të gabimeve të qeverisjes aktuale dhe angazhimit të tyre për një alternative për zgjidhjen e problemeve aktuale të qytetarëve për përmisimin e kushteve të jetës së qytetarëve dhe duke qenë sa ma afër qytetarëve që ofrojnë mekanizma për zgjedhjen e problemeve të shumta, ajo po luan karten e kandidatëve për kryetar komune.
Një veprim i tillë i opozitës nuk jep sinjale për punën në favor të qytetarëve dhe njëherit për kthimin e tyre në pushtet.
Nuk i duhen improvizimet opozitës, por puna konkrete dhe këmbëngulesia për evidentimin e gabimeve të bëra të pushtetit dhe angazhimi për hallët e shumta të qytetarëve.
Si pasojë e qeverisjës së tyre të kaluar, përballet me akuza të shumta nëpër prokurori si shkak i shkeljës së ligjit, keqpërdorim i fondeve publike, poashtu edhe nëpunësit civil përballën me akuza të shumta që nga pushteti i kaluar.