23 Janar 2025

Opozita organizohet kundër Speciales

Prishtinë, 26 korrik - Kuvendi i Kosovës e ka hedhur poshtë formimin e Gjykatës Speciale, por nëse kjo çështje procedohet sërish në Kuvend nga ana e Qeverisë, opozita do ta kundërshtojë atë me metoda parlamentare e përtej parlamentare me qëllim që ta mbrojë demokracinë në vend.

Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e partive opozitare, të cilët kanë thënë se Kuvendi i Kosovës me refuzimin për ta miratuar amendamentin kushtetues, që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, i ka kontribuar demokracisë dhe parlamentarizmit, prandaj ata kanë thënë se tani do të jenë në gjendje që ta mbrojnë këtë demokraci dhe parlamentarizëm.

Megjithëse opozitarët kanë thënë se ende shpresojnë që Qeveria nuk do të ndërmarrë veprime të tilla antidemokratike.

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, ka thënë se opozita do ta kundërshtojë me metoda parlamentare e përtej parlamentare themelimin e kësaj Gjykate, pasi sipas tij, në këtë formë do të mbrohej demokracia në vend.

 /Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)