Opozita nuk përgjigjet me një zë për demarkacionin
Prishtinë, 19 mars - Do të mungojë përgjigjja e përbashkët e subjekteve politike opozitare në ftesën për takim që tashmë e kanë pranuar nga Komisioni ad-hoc për demarkacionin me Malin e Zi. Jo të gjitha do ti përgjigjen pozitivisht ftesës, shkruan sot Koha Ditore.
Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, është i pari nga opozita që ka takuar anëtarët e komisionit. I ka pritur të premten në zyrën e partisë që e drejton. Bilall Sherifi, sekretar i Nismës, ka konfirmuar takimin, por nuk ka dhënë ndonjë informatë për përmbajtjen e diskutimeve.
Edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka në plan që javën e ardhshme ti takojë ekspertët ndërkombëtarë. Ai është midis njerëzve që më së zëshmi e ka kundërshtuar Marrëveshjen e demarkacionit.
Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë së AAK-së, ka treguar arsyet për tiu përgjigjur pozitivisht ftesës për takim.
Por lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka ndarë mendjen që ti përgjigjet negativisht kërkesës së Komisionit të themeluar këtë javë nga presidentja Atifete Jahjaga.
/Koha Ditore/