16 Janar 2025

Opozita nuk është e interesuar për të dëgjuar fjalimin e Thaçit në Kuvend

Prishtinë, 16 dhjetor - Presidenti i vendit tradicionalisht çdo fundvit i drejtohet Kuvendit për të raportuar për punën e tij, megjithatë ende nuk dihet nëse një traditë të tillë do ta vazhdojë edhe presidenti aktual, Hashim Thaçi.

Ndërkohë, subjektet opozitare nuk shprehen të interesuara për të dëgjuar fjalimin e Thaçit, kurdo që ai ndodh shkruan “Zëri”.

Opozitarët ngrenë dilemën nëse kreu i shtetit ka çka të raportojë për punën e tij dhe se a ia vlen të dëgjohet fjalimi i një presidenti, i cili, sipas tyre, është zgjedhur në këtë post me vota të kontrabanduara.

Në anën tjetër, njohësit e çështjeve kushtetuese dhe analistët politikë thonë se kreu i shtetit obligohet që t’i drejtohet Kuvendit dhe se kjo është në funksion të bërjes sa më transparente të punës së presidentit. Sipas tyre, Thaçi nuk ka ndonjë të arritur gjatë këtij viti me të cilën do të mundë të krenohej.

 

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)