22 Janar 2025

Opozita nuk do ta bllokojë ratifikimin e MSA-së

Prishtinë, 28 tetor - Subjektet politike opozitare do ta pezullojnë bllokadën e punës së Kuvendit kur në rend dite të vihet aprovimi i Ligjit me të cilin ratifikohet Marrëveshja për Stabilizim-Asociim (MSA), e firmosur të martën në Strasburg nga autoritetet e Kosovës dhe ato të Bashkimit Evropian. As Qeveria nuk do ta vonojë shumë procedimin për ratifikim.

Në sesionin vjeshtor janë përmbyllur vetëm dy seanca plenare, me gjithë shumë tentativave që janë bërë. Edhe ato janë zhvilluar në kushte të jashtëzakonshme – njëra nën zhurmën e filikaçave dhe tjetra në bufe të Kuvendit, shkruan sot Koha Ditore.

Që nga fillimi i këtij sesioni opozita ka kushtëzuar zhbllokimin me tërheqjen e nënshkrimit nga ana e Qeverisë në Marrëveshjen për parimet mbi bazën e të cilave do të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si dhe nga Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Nga të tria subjektet politike opozitare, vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është deklaruar qartë se do ta lejojë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Në anën tjetër, në lëvizjen “Vetëvendosje”, subjekt ky kryesor opozitar, kanë thënë të jetë herët tash të jepet një përgjigje në lidhje me pozicionimin për ratifikimin e MSA-së.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)