20 Janar 2025

Opozita në protesta “ditë e natë” deri në dorëheqjen Qeverisë

Prishtinë, 23 shkurt - Opozita e Bashkuar prej sot ka filluar një etapë të re të kundërshtimit të qeverisjes së keqe në vend.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë theksuar se protestat do të jenë “ditë e natë” deri në dorëheqjen e kësaj Qeverie.

Përmes tyre do të shprehet kundërshtimi i plotë politik e qytetar. Këto protesta do të jenë paqësore dhe mesazhi më i fuqishëm për largimin e kësaj Qeverie antikushtetuese, është masoviteti dhe qëndrueshmëria, e cila do të rritet përditë dhe nga të gjitha anët e Kosovës.

Opozita k theksuar se nga sot Kosova po zgjohet.

"Ftojmë të gjithë qytetarët, pa dallime politike, etnike, religjioze dhe kulturore, që t’i bashkohen zërit kundër kësaj Qeverie."

Qytetarë e mbështetës të kauzave opozitare kanë filluar të tubohen masivisht në sheshin përballë Kuvendit të Kosovës.

Aty do të organizohen me tenda e me infrastrukturë, në mënyrë që të qëndrojnë për disa ditë rresht. Numri i pjesëmarrësve pritet të bëhet gjithnjë e më i madh, me qytetarë që do të vijnë nga Prishtina e nga të gjitha qytetet e Kosovës.

Qëllimi i këtij tubimi është që të pamundësojë zgjedhjen e Hashim Thaçit si president i Kosovës. Hashim Thaçi si kryeministër e ka varfëruar Kosovën dhe ka pasuruar familjarët e shokët e tij duke vjedhur.

Si ministër i jashtëm ai i ka sjellë Kosovës dështime të mëdha. Gjatë qeverisjes së tij vendin e ka kapluar korrupsioni, dhe drejtësia është vënë tërësisht në shërbim të politikës.

Afera të mëdha kriminale janë publikuar në media, siç ishte dhe afera "Pronto", ku u dëshmua prej përgjimeve të EULEX se cili është Hashim Thaçi.

Një njeri të tillë nuk e duam për president, dhe nuk kemi për ta lejuar kurrë që nëntoka të pushtojë kreun më të lartë institucional të vendit.

Në tubim do të ketë aktivitete të ndryshme sociale, kulturore, e mediatike. Qëndrimi do të jetë i organizuar në një kamping me tenda, dhe do të vazhdojë gjatë 24 orëve, në të gjitha ditët në vijim, deri sa të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)