Opozita mobilizohet kundër Asociacionit
Drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, subjekt politik ky që i ka kundërshtuar në vazhdimësi bisedimet në këtë formë me Serbinë, thonë se për ta kundërshtuar Asociacionin nuk përjashtohen protestat, e as, siç thonë ata, mënyrat tjera të shprehjes së pakënaqësisë.
Kundër Asociacionit Vetëvendosje nuk është pozicionuar si e vetme. Atyre u janë bashkuar edhe dy subjektet tjera opozitare: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën.
/Zeri/