03 Maj 2025

Opozita: Metodat shtypëse nuk na zmbrapsin

Prishtinë, 19 shkurt - Gratë e Opozitës së Bashkuar përmes një komunikate për media vlerësojnë se arrestimi i deputeteve në Kuvendin e Kosovës, tregon nivelin e presionit nga ana e pozitës për të shtypur fjalën e lirë të njerëzve që kanë marrë legjitimitet nga ana e votuesve.

\"Për ne, si gra aktiviste të subjekteve opozitare, një presion i dyfishtë është prangosja e deputeteve Shqipe Pantina, Donika Kadaj Bujupi, Teutë Haxhiu dhe Besa Baftiu, me urdhër direkt nga Qeveria.\"

\"Si të mos mjaftonte diskriminimi gjinor që rrjedh nga disproporcioni i përfaqësimit të gruas në Qeveri e në të gjitha nivelet e punësimit e të angazhimit, sot u ballafaquam edhe me brutalitetin e truprojave, të cilët as që duhet të ishin aty në atë sallë\", thekohet në komunikaten e Grave të Opozitës së Bashkuar.

Ato theksuar me tutje se \"keqtrajtimi dhe përplasja e deputetes Albulena Haxhiu në pllaka të mermerit, na la të kuptojmë se kjo Qeveri që bën kompriomise me trupin e Kosovës, nuk e ka problem të sulmojë fizikisht edhe gratë e burrat që mendojnë e veprojnë në mbrojtje të vendit tonë.\"

Pas lëndimit të saj, znj. Haxhiu u shqetësua edhe në ambientet klinike ku ende po mjekohet.

Po ashtu, sipas Grave të Opozitës së Bashkuar media proqeveritare kanë nisur të shpifin për të në mënyrën më të ulët të mundshme.

\"Në rast se pritshmëritë e Qeverisë patriarkale janë për heshtjen e përjashtimin e grave deputete, dhe përgjithësisht të opozitës në Kuvend, duke manifestuar ndaj nesh me forcën trupore të policisë, atëherë ky sistem është duke e dhënë shembullin më të keq ndaj gjithë popullsisë sonë\" theksohet me tujte në komunikatë.

Gratë e Opozitës së Bashkuar konsiderojn se arrestimi i deputeteve, dhe sulmi brutal ndaj deputetes Haxhiu, nuk është shqetësimi i vetëm që na lind prej zhvillimeve të sotme, por ne dëshirojmë ta ngremë në mënyrë të veçantë këtë shqetësim specifik.

\"Dëshirojmë të përcjellim tek publiku qëndrimin tonë, se këto metoda shtypëse nuk do të na zmbrapsin si gra, si opozitare, si pjesëtare të barabarta të kësaj shoqërie, që nuk do të lejojmë të trajtohemi pabarazisht prej askujt, as ne si individë, as ne si gjini, e as ne si Kosovë\".

 \"Projektet të cilat i mbron kjo qeveri janë projekte të pabarazisë. Kjo Qeveri përveç që po na dëmton në sovranitet e në të gjitha sferat sociale, së fundi po shton edhe sulmet fizike ndaj grave deputete e ndaj gjithë opozitës\", thuhet në fund të komunikatës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)