Opozita me plan B për rrëzimin e Qeverisë

Partitë opozitare i kanë dhënë afat kryeministrit, Isa Mustafa, deri më 17 shkurt që të japë dorëheqje dhe ti shpallë zgjedhjet e parakohshme, në të kundërtën do ta aplikojnë planin B për rrëzimin e Qeverisë, shkruan Zëri.
Sipas opozitarëve, nëse deri në përvjetorin e tetë të pavarësisë së Kosovës nuk reflekton kjo Qeveri, atëherë do ti ndryshojnë metodat e veprimit, duke organizuar protesta edhe më të shpeshta, deri në ato të përditshme.
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, thotë për Zërin se do të duhej të mjaftonin për Qeverinë që të reflektojë pas dy protestave masive, asaj të 28 nëntorit 2015 dhe 9 janarit të këtij viti, dhe të kuptojë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.
/Zëri/