20 Janar 2025

Opozita: Mbi 100 mijë protestues morën pjesë në protestë

Prishtinë, 17 shkurt - Më shumë se 100.000 qytetarë të Republikës së Kosovës dolën sot në protestën e thirrur nga Opozita e Bashkuar, për shtet me sovranitet dhe kundër Qeverisë antikushtetuese.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri para protestuesve i ka dhënë kohë Qeverisë që deri më 27 shkurt, të dorëhiqet dhe vendi të shkojë në zgjedhje, në të kundërtën protestat nuk do të ndalen.

Ai ka deklaruar se Qeveria duhet të shkojë sepse Republika do të shpëtojë dhe do të mbijetojë.

Ymeri ka thënë se kanë dal në shesh që ta bashkojnë Kosovën dhe Republikën ta bëjnë të qytetarëve duhet nga kjo Qeveri t’i heqin Hashimin e Isën.

“Kosova sot ka popull që i del Zot shtetit dhe vetvetes. Zajednica, demarkacioni kanë marr fund, tani duhet të marrin fund edhe Hashimi e Isa”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se protesta e sotme është një manifestim për drejtësi, sepse kjo Qeveri është Qeveri e padrejtësive, ku njerëzit pasurohen brenda natës.

Nderkaq AAK theksoi se pjesëmarrësit kanë ardhur prej të gjitha anëve të Kosovës, prej qyteteve e fshatrave, e masivisht prej kryeqytetit, Prishtinës.

"Protesta nisi në orën 14:00 te Biblioteka Kombëtare, dhe vazhdoi në formë marshimi deri te Sheshi Skënderbe. Aty qytetarëve iu drejtuan me fjalime deputetë e udhëheqës të subjekteve opozitare, Nismës për Kosovën, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në komunikatë.

AAK thotë se populli i Kosovës është ngritur në këmbë pasivisht për t’i kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.

“Për ta kundërshtuar këtë Qeveri që me çdo kusht po i shtyn këto marrëveshje përpara. Një Qeveri që e ka shkelur 23 herë Kushtetutën e vendit, nuk ka legjitimitet e as legalitet ta udhëheqë vendin”, thuhet tutje.

Sipas AAK-së, marrëveshjet tashmë janë anuluar prej verdiktit popullor, dhe kësaj Qeverie i mbetet vetëm të largohet.

“Këtë po e kërkon sot populli i Kosovës, në sheshet e Prishtinës, në protestën më të madhe të pasluftës në Kosovë. Nëse Qeveria nuk e dëgjon fjalën e popullit, atëherë protestat do të bëhen intensive e të pandërprera. Sot populli me prezencën dhe zërin e tij e ka shkarkuar Qeverinë e Kosovës”, është thënë në fund.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)