Opozita mban tubim mobilizues me gra në Pejë
Pejë, 30 janar - Gra të profileve e të moshave të ndryshme u mblodhën sot në Pejë për të diskutuar politikisht mbi situatën në Kosovë dhe format e organizimit për ta rritur shprehjen e pakënaqësisë ndaj Qeverisë.
Fokusi i temës së këtij tubimi ishte mobilizimi për protestën e radhës qytetare më 17 shkurt.
Në këtë tubim, të thirrur nga opozita u përgjigjën shumë gra me të cilat u diskutua rreth marrëveshjeve të dëmshme të nënshkruara në Bruksel dhe Vjenë.
Deri më 17 shkurt do të organizohen shumë aktivitete dhe në të gjitha prej tyre do të ketë gra të angazhuara.
Ato janë meritore për pjesëmarrjen masive në protesta e manifestime këta muaj sa po vazhdon rezistenca kundër marrëveshjeve antikushtetuese.
Të pranishmet u shprehën të vendosura në kundërshtimin e këtyre marrëveshjeve që e rrezikojnë vetë shtetësinë e Kosovës.