Opozita mban sot manifestim kundër Asociacionit dhe demarkacionit
Prishtinë, 28 nëntor - Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, do të mbajë një manifestim protestues në kundërshtim të dy marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Bashkësinë e Komunave Serbe e në mbrojtje të shtetit.
Tubimi sipas tyre do të jetë paqësor dhe me mesazhe politike, ku qytetarëve do tiu drejtohen me nga një fjalë liderët e tri partive opozitare.
Tubimi përkon me Ditën e Flamurit të Shqipërisë, festë kjo që shënohet edhe në Kosovë.
Opozita, për disa muaj, është duke penguar zhvillimin e seancave në Kuvend, në shenjë kundërshtimi për marrëveshjen me Serbinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Opozita kundërshton edhe marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.
Sipas përfaqësuesve opozitarë, marrëveshja e parë çon në ndarje të Kosovës, ndërsa e dyta bën që një pjesë e territorit të Kosovës, pa të drejtë, ti takojë Malit të Zi.