22 Janar 2025

Opozita lejon ratifikimin e MSA-së dhe fjalimin e presidentit të Austrisë

Prishtinë, 28 tetor - Liderët e Opozitës sot kanë pasur një takim ku megjithë rezervat e shprehura për MSA-në, se ajo nuk është e plotë, se ka mundur të negociohej më mirë dhe gjëra të tjera, është konfirmuar se Opozita nuk do ta bllokojë procesin e votimit për ratifikimin e projektligjit për MSA-në.

Kjo marrëveshje i ka edhe disa të meta që mund të kenë reflektim negativ në zhvillimin politik në vend, duke e pasur parasysh veçanërisht trajtimin që kjo Marrëveshje ia bën Kosovës, jo si shtet, dhe me denominimin kundërkushtetues të saj, ku Kosova paraqitet me fusnotë e pa emërtimin Republikë në të. Kjo e zhvendos Marrëveshjen në një rrafsh tjetër prej MSA-ve të nënshkruara nga shtetet tjera të rajonit.

Kushtëzimi që i bëhet Kosovës në MSA me marrëveshjet me Serbinë është i padrejtë. Marrëdhënia e Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian është e domosdoshme dhe e mirëpritur, por kjo marrëdhënie duhet të realizohet në kushte barazie dhe reciprociteti, e jo në atë të njëanshmërisë. Megjithatë kjo marrëveshje shënon një hap në marrëdhëniet kontraktuale me BE-në.

Poashtu nuk ka pasur asnjë kundërshti që Presidenti i Austrisë t’i drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përkundrazi kjo është nder për Parlamentin.

Ky është një qëndrim parimor i Opozitës dhe nuk e ndryshon pozicionin e saj për marrëveshjet e Demarkacionit dhe Asociacionit, dhe kërkojmë nga shumica parlamentare që të mos provojë që në emër të gatishmërisë sonë për të mos bllokuar ratifikimin e MSA-së, të kontrabandojë tema të tjera në të njëjtën mbledhje. Në një situatë të tillë, përgjegjësia do të ishte e pozitës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)