23 Janar 2025

Opozita kundër rikthimit të Speciales në Kuvend

Prishtinë, 15 korrik - Këshilltari ligjor i kryeministrit të Kosovës, Besnik Berisha ka bërë me dije se Qeveria është duke i koordinuar punët për t’i riproceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, por partitë parlamentare të opozitës nuk pajtohen me këtë insistim të koalicionit qeverisës.

Fatmir Limaj, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi kanë vlerësuar se riprocedimi i amendamenteve kushtetuese për këtë gjykatë paraqet vrasje të demokracisë në Kosovë, shkruan ‘Epoka e re’.

Ata kanë kërkuar nga Qeveria ta respektojnë vendimin e Kuvendit, i cili më 26 qershor i tha jo themelimit të Gjykatës Speciale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)