19 Janar 2025

Opozita kërkon shfuqizimin e marrëveshjes për njohjen e dokumenteve ilegale

Prishtinë, 21 prill - Subjektet opozitare kanë kërkuar që me urgjencë Qeveria të shfuqizojë një marrëveshje të mbërritur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Bruksel, sipas së cilës shteti do t’i njohë edhe për një kohë dokumentet personale të lëshuara nga strukturat ilegale të Serbisë.

Është kërkuar të stopohet edhe dialogu me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë kanë diskutuar për rreth 20 orë në Bruksel në lidhje me një numër çështjesh, përfshirë edhe ndalesën e kalimit të kufirit me letërnjoftime ilegale.

Në këtë takim Qeveria e Kosovës është zmbrapsur nga vendimi për këtë ndalesë. Tek ka arsyetuar vendimin, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se kjo ishte kërkesë e ndërmjetësuesit.

Përderisa në komunikatë nuk është folur konkretisht për marrëveshjen, mediat serbe kanë raportuar se ajo është mbërritur dhe se kufiri Kosovë-Serbi kalohet edhe me dokumente të lëshuara nga institucionet ilegale.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)