Opozita ka paralajmëruar pengimin e seancës së sotme
Prishtinë, 14 dhjetor - Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmruar se do të pengojë punimet e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës e paralajmëruar për sot.
Në një konferencë për media, nënkryetari Driton Caushi paralajmëroi se opozita e bashkuar nuk do të lejojë as fjalimin vjetor në Kuvend të presidentes Atifete Jahjaga.
Seanca e Kuvendit të Kosovës, e caktuar për sot, ka në rend dite gjithsej 28 çështje përfshirë edhe projektligjin për buxhetin e vitit 2016.