18 Janar 2025

Opozita jep sinjale se nuk do ta pengojë votimin për demarkacionin

Prishtinë, 21 korrik - Gjysma e opozitës do të ofrojë paqe në seancën e Kuvendit, kur të hidhet për votim Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, e gjysma tjetër nuk është deklaruar.

Së paku nga AAK-ja e Nisma, atë ditë do të mungojë tentativa për ta penguar zhvillimin e votimit, shkruan sot Koha Ditore.

Në AAK, parti opozitare që më së shumti e ka kundërshtuar këtë marrëveshje, kanë thënë se, tani, fokusi do të vihet në një segment tjetër – në bindjen e deputetëve të subjekteve në pushtet për të mos e mbështetur marrëveshjen.

Dhe, një mundësi për këtë e shohin konferencën shkencore për demarkacionin, të thirrur nga Kuvendi për datën 3 gusht.

 

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)