Opozita: Jemi bashkë në organizim kundër Qeverisë antikshtetuese

Prishtinë, 28 janar - Në sallën e mbushur plot, gra e vajza nga Mitrovica e Vushtrria kanë marrë pjesë në tubimin mobilizues ku u fol për situatën politike.
Në tubim u tha se kjo situatë është e rëndë për shtetin e Kosovës dhe duhet të ndryshohet. Ndryshimi nuk do të vjen pa pjesëmarrje e madhe të grave dhe vajzave.
Në këtë tubim morën pjesë përfaqësueset nga Lëvizja Vetëvendosje! Fatmire Kollçaku e Shqipe Pantina, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Donika Kadaj dhe Magbule Shkodra dhe nga Nisma për Kosovën Shukrije Bytyqi dhe Hana Aliu.
\"Kjo qeveri nuk ka legjitimitet për ta vazhduar qeverisjen. Shkelja e 23 nenevë kushtetuese duhet të nënkuptojë dorëheqje të Qeverisë.\"
\"Meqë, ata nuk kanë treguar asnjë shenjë se do të dorëhiqen, duhet të punojmë në rrëzimin e tyre.\"
Pjesëmarrëset e shumta të këtij tubimi u pajtuan se roli i grave në shoqëri është i pazëvendësueshëm. Protesta e 9 janarit nuk do të ishte madhështore pa pjesëmarrjen masive të grave.
Manifestimet, tubimet e aksionet e shumta do jenë në funksion të organizimit të protestës së 17 shkurtit për ta bërë këtë po ashtu madhështore. Në to janë të përfshira shumë gra e vajza aktiviste.