Opozita hedh gaz lotsjellës ende pa filluar seanca
Prishtinë, 23 tetor - Ende pa filluar seanca deputetët e opozitës në Kuvendit të Kosovës kanë hedhur serish gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Gaz lotsjellësi është gjuajtur në korridoret e Kuvendit, në korridoret afër zyrave të grupeve parlamentare si dhe tek zyra e Kadri Veselit.
Ishte deputetja Donika Kadaj-Bujupi që e hodhi gaz lotsjellësi.
Lëvizja Vetëvendosje me anë të një njoftimi kanë konfirmuar se ata e kanë hedhur gazin lotsjellës pranë zyrës së Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Opozita nuk do të lëshojë pe kur është në pyetje sovraniteti shtetëror, interesi qytetar, liria dhe barazia. Protesta jonë brenda Kuvendit vazhdon, deri në tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi.