22 Janar 2025

Opozita frikësohet për mos mbështetje nga populli

Prishtinë, 2 nëntor - Frika nga mosmbështetja e masës së gjerë popullore me gjasë ka shtyrë edhe për një kohë protestat e paralajmëruara nga tri subjektet politike opozitare, të cilat janë bashkuar në një front të përbashkët.

Opozitarët aktualisht nuk e kanë as idenë se kur do të dalin në rrugë për të protestuar kundër Asociacionit të Komunave Serbe dhe Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi.

Por, ajo që dihet në këtë fazë është se blloku opozitar është i vendosur se nuk do të lejojë mbajtjen e seancave të rregullta të Kuvendit, përveç dy seancave të karakterit solemn, që do të mbahen gjatë kësaj jave, njëra për MSA-në dhe tjera me rastin e vizitës së komisionarit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i cili do t’i adresohet Kuvendit me një fjalim.

Ndërkaq, opozitarët synojnë që peticionin me rreth 200 mijë nënshkrime kundër “Zajednicës” t’ia dërgojnë Kuvendit të Kosovës dhe të njëjtën kohë edhe ambasadave të huaja në Kosovë.

Derisa opozitarët thonë se protesta gjithëpopullore nuk do të thirret deri pas mendimit të Gjykatës Kushtetuese, në anën tjetër analistët politikë kanë dilema se kjo zvarritje ka të bëjë pikërisht nga frika për mosmbështetje të masës së gjerë.

 

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)