Opozita fillon tubimin protestues në shesh
Prishtinë, 23 shkurt - Lëvizja VETËVENDOSJE, ka njoftuar se sot në ora 14:00 ka nisur tubimi protestues në shesh.
\"Prej këtij momenti e tutje do të jemi vazhdimisht në shesh me aktivitete të ndryshme sociale, kulturore e politike. Do të jemi pandërprerë në komunikim me mediat dhe me gazetarët. Qëndrimi jonë do të vazhdojë deri sa të ndërpritet qeverisja e pushtetarëve antikushtetues. Numri jonë do të vijë duke u rritur me pjesëtarët e tre subjekteve opozitare, qytetarët, shoqërisë civile, dhe sigurisht punonjësit e medias. Jeni të mirëpritur të na bashkëngjiteni në shesh. Me praninë tuaj ju ndihmoni kauzën për një Kosovë sovrane e me shtet të së drejtës\", ka njoftuar Lëvizja VETËVENDOSJE!.