19 Janar 2025

Opozita e vendosur të denoncojë keqqeverisjen

Prishtinë, 19 mars - Pavarësisht që opozita e bashkuar parlamentare, 'Vetëvendosje\', AAK dhe NISMA, ka vendosur që për një kohë ta bojkotojnë punën e Kuvendit të Kosovës, ku e kanë mundësinë të shprehen publikisht dhe aty ta denoncojnë çdo veprim korruptues, qoftë të ekzekutivit apo edhe vetë ligjvënësve, të cilët janë vartës të partive politike në pushtet, përfaqësues të opozitës vlerësojnë se nuk do të mungojnë zëri denoncues dhe kritika për çfarëdo veprimi korruptues të Qeverisë dhe Kuvendit edhe në angazhimin e tyre jashtë Kuvendit të Kosovës.

Opozitarët zotohen se në tubimet e tyre publike- protesta me qytetarët dhe në komunikimet ë përditshme me media, do të jenë po aq kritikë sa në foltoren e Kuvendit për të denoncuar në çdo hap veprimi shkeljen e ligjit dhe veprimet e tjera kriminale të partnerëve të koalicionit qeverisës.

\"Kosova nuk mund të zhvillohet derisa në pushtet të jetë koalicioni i djathtë qeverisës, i cili, përveç orientimit programor, përbëhet nga politikanë të zhytur thellë në krimin e organizuar dhe në korrupsion. Nuk do të ketë sundim të ligjit në Kosovë nëpërmjet këtyre politikanëve. Sundimi i ligjit mund të vijë vetëm nëse qytetarët e Kosovës mobilizohen për ta ndërruar këtë pushtet me një qeveri që ka për synim interesin e përgjithshëm\", ka thënë deputeti Ismail Kurteshi nga Lëvizja \'Vetëvendosje\'.

/Kosova Sot.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)