23 Janar 2025

Opozita e pavendosur për datën e protestës së dytë

Prishtinë, 4 maj - Opozita është ende e pavendosur për datën e protestës së dytë kundër “kapjes së shtetit”.

Përveç paralajmërimeve se do të vazhdojnë me protesta deri në realizimin e kërkesave, tri subjektet opozitare, “Vetëvendosje”, AAK dhe Nisma nuk kanë treguar se kur mbahet marshi i radhës, pas skadimit të ultimatumit dyjavor për Qeverinë, shkruan sot Koha Ditore.

Nga burime jozyrtare, gazeta merr vesh se këtë javë nuk pritet të ketë protestë, përcjell Koha.net. Në anën tjetër, Ekzekutivi vazhdon të jetë rehat, duke mos iu përgjigjur ultimatumeve të opozitës.

Megjithëse i vlerësojnë të arsyeshme kërkesat e opozitës, analistët thonë se është vështirë të binden qytetarët për të protestuar, shkaku i së kaluarës së dy subjekteve që po kërkojnë ndryshim - AAK-së dhe Nismës për Kosovën.

Megjithatë opozita ka paralajmëruar se do ta shtojë presionin ndaj Qeverisë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, për të cilat protestuan më 18 prill.

/Koha Ditore/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)