Opozita e heshtur për kuorumin e presidentit
Partitë opozitare vetëm janë zotuar se do ta kundërshtojnë me çdo kusht zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të Presidencës, shkruan sot Koha Ditore.
Në Vetëvendosje nuk janë përgjigjur nëse do të rrinë në sallë, kurse nga AAK kanë thënë se nuk do ta bëjnë kuorumin.
Zgjedhjen e Thaçit e ka vënë në dyshim edhe eksperti juridik Andreo Lorenzo Capusella, jo për shkak të figurës së tij, por të procedurës e cila nuk do të mund të përmbushet.
/Koha Ditore/