16 Janar 2025

Opozita dorëzon mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Prishtinë, 5 maj - Deputet e Nisma për Kosovën, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Levizjes Vetëvendosje, kanë dorëzuar sot në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Mocioni me nënshkrimin e 42 deputetëve është dorëzuar nga Pal Lekaj i AAK-së, Aida Dërguti e VV-së dhe Enver Hoti, i Nismës për Kosovën.

Janë 42 deputetë të Kuvendit të Kosovës, 30 nga partitë opozitare dhe 12 nga partitë tjera, përfshi edhe ato në pushtet dhe deputetë të pavarur, që kanë nënshkruar mocionin për rrëzimin e qeverisë aktuale.

Nënshkrues të mocionit janë edhe deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Shefja e Grupit Parlamentar të partisë Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami ka thenë se janë tashmë 42 nënshkrime të deputetëve, të cilat i janë proceduar Kryesisë së Kuvendit nga e cila tani pritet të thirret seanca për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

“Ka edhe deputetë tjerë që nuk e kanë nënshkruar mocionin, por presim që ata në seancë ta përkrahin rrëzimin e kësaj qeverie”, ka thënë Bajrami.

Ndërkaq, nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Aida Dërguti tha se tash gjithçka mbetet të vendoset në seancë plenare, ku deputetët duhet të deklarohen për apo kundër mocionit.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj tha se tri vite të kësaj qeverie e dëshmojnë se është i domosdoshëm një mocion i tillë, pasi që për këto tri vite, sipas tij, kishte vetëm keq-qeverisje.

Tani kryesia obligohet që të thërras seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila do të mbahet më së largu brenda pesë ditëve, ku do të votohej mocioni, i cili duhet të marrë 61 vota të deputetëve për ta rrëzuar Qeverinë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)