Opozita dërgon sot peticionin tek presidentja
Prishtinë, 23 nëntor - Shefat e grupeve parlamentare të tri partive opozitare, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën, do ti dorëzojnë sot presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, peticionin me nënshkrime të mbledhura nga qytetarët për të kundërshtuar kështu krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi.
Dorëzimi i këtij peticioni, do të bëhet në ora 15:00, në zyrën e Presidentes.