19 Janar 2025

Opozita braktisi seancën

Malishevë, 6 janar-  Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka mbajtur mbledhjen e parë të punës, në të cilën është dashur të zgjidhej kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, por opozita (PDK, LDK dhe VV) ka braktisur seancën, menjëherë pas miratimit të rendit të ditës, duke shkaktuar mungesë kuorumi dhe rrjedhimisht është ndërprerë seanca.

Seancën e braktisën 18 nga 31 anëtarët e Kuvendit të Komunës (PDK-8, LDK-8 dhe VV-2), ndërsa në sallën mbetën 13 anëtarë të Kuvendit (IQM-11, AAK-1 dhe AKR-1).

Zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës, pritet të bëhet në vazhdimin e seancës së parë të punës, e cila do të mbahet brenda afatit ligjor për vazhdimin e seancës së parë, për zgjedhjen e kryesuesit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)