Opozita bojkoton seancën për Gjykatën Speciale
Prishtinë, 24 qershor - Kuvendi i Kosovës të premten, më 26 qershor pritet të nxjerrë për miratim amendamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale nuk e cenon sovranitetin e shtetit.
Por, përfaqësuesit e tri subjekteve opozitare kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në seancën në të cilën pritet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës për Gjykatën Speciale, shkruan Epoka e re.