Opozita bën Qeverinë të duket më e arsyeshme para ndërkombëtarëve
Prishtinë, 18 nëntor - Analisti politik, Shkëlzen Maliqi i ka kritikuar veprimet e opozitës për ta bllokuar punën e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë për Epokën e re se me këto sjellje opozita po lejon Qeverinë e Kosovës të duke shumë më e arsyeshme para ndërkombëtarëve.
Maliqi ka deklaruar se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj duhet të reflektojnë dhe të mos bëhen vegla të lëvizjes Vetëvendosje.