Opozita anulon protestën për nesër
Prishtinë, 25 mars - Protesta e opozitës e cila do të mbahej nesër nuk do të mbahet, pasi që kështu kanë vendosur partitë opozitare.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një konferencë të jashtëzakonshme për media bëri të ditur se shtyhet për një datë tjetër protesta e paralajmëruar për nesër.
Në këtë konferencë bashkë me Haradinaj, në konferencë ishin edhe Visar Ymerin i VV-së dhe Fatmir Limajn i NISMA-s.