21 Janar 2025

Opozita anulon aktivitetin, shkaku i shiut

Prishtinë, 6 janar - Aktiviteti i Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i cili ishte planifikuar të mbahej sot në sheshin “Skënderbeu”, është anuluar shkaku i shiut.

Frashër Krasniqi, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosjes, se ky aktivitet parashihej të mbahej në kuadër të mobilizimeve për protestën e 9 janarit.

Sipas tij, edhe në këtë aktivitet ishte paraparë të paraqiteshin me video “mashtrimet e Qeverisë”.

“Ka pasë me qenë një aktivitet simbolik ku kemi pasë me i paraqitë edhe një herë mashtrimet e Qeverisë”, tha Krasniqi.

Sipas tij, për këtë aktivitet ishte planifikuar të dilnin edhe deputetët opozitarë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)