Omani njehë Republikën e Kosovës
Prishtinë, 4 shkurt - Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi të premten se Omani bëhet vendi i 75 që e ka njohur Kosovën, shtet të pavarur dhe sovran.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministrja e jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku në një konferencë për shtyp ku ka theksuar se Koosva ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Omanin.
"Omani është një shtet përkatësisht një mbretëri, e cila nuk njeh shtetet në mënyrë eksplicite, por njohjen e shteteve e bën nëpërmjet komunikimit dhe nëpërmjet vendosjes së kontakteve dhe marrëdhënieve diplomatike., ka njoftuar MPJ.
Shteti i Omanit kufizohet në veri nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në veriperëndim nga Arabia Saudite dhe në jugperëndim me Republikën e Jemenit.
Omani është monarki, ndërsa kryeqytet i tij është Musca. Ky shtet ka një popullsi prej 3.37 milionë.