Omani i gatshëm të thëlloj marrëdhëniet me Kosovën
Prishtinё, 10 shtator - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, pas kontakteve të fundit me përfaqësuesit e Sulltanatit të Omanit, sqaron se ky vend, është i gatshëm të vazhdoj thëllimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike me Republikën e Kosovës.
Pacollit, i është rikonfirmuar mbështetja e Omanit për popullin dhe Institucionet e Kosovës. Sulltanati i Omanit njeh pasaportat e Republikës së Kosovës, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, të mallrave, të ideve dhe bashkëpunimin ndërbiznesor.
Zv.Kryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, thekson se çështja e njohjes nga Sulltanati i Omanit, po trajtohet me kujdes, pasi ky vend edhe zyrtarisht pranon thëllimin e bashkëpunimit me Republikën e Pavarur të Kosovës.
Zv.Kryeministri, Pacolli, gjendet aktualisht në Afrikë në kuadër të angazhimeve lobuese për njohje të reja për shtetin e Pavarur të Kosovës. Emrat e vendet të cilat do ti vizitoj, Behgjet Pacolli gjatë ditëve në vijim, në këtë turne lobues, tani për tani nuk do të bëhen publik.