04 Maj 2024

OKB: Ban Ki-Mun e viziton Kosovën

Nju Jork, 14 korrik - Ban Ki-mun do të jetë zyrtari i parë i lartë i Kombeve të Bashkuara që e viziton Kosovën, prej shpalljes së pavarësisë, në kuadër të turneut ballkanik.

Siç ka njoftuar zëdhënësi i OKB-së, Martin Nesirki, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, në fund të javës së ardhshme e fillon tunerun nëpër disa vende të Ballkanit, me ç’rast do të qëndroj në Slloveni, Kroaci, Mal të Zi, Serbi, Kosovë dhe Bosnjë, transmeton Rel.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, zoti Ban do ta vizitoj misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe do të takohet me zyrtarët e lartë vendës dhe ndërkombëtarë.

Pas Kosovës ai do të udhëtoj për në Srebrenicë të Bosnjës, ku forcat e OKB-së i ishin nënshtruar kritikave të ashpra lidhur me dështimin për ta parandaluar masakrën e vitit 1995, kur në Srebrenicë u vranë afro 8 mijë burra e djem myslimanë nga forcat serbe.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)