OJQ-të protestojnë sot para qeverisë
Prishtinë, 16 janar - Në emër të 25 organizatave jo-qeveritare, shoqëria civile do të organizojë sot një protestë para para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të kundërshtuar dhunën e ushtruar në protestën e lëvizjes Vetëvendosje.
Shoqëria civile është alarmuar me dhunën policore të shfaqur një ditë më parë kundër qytetarëve në protestën e Vetëvendosjes. 25 Organizata jo-qeveritare janë bërë bashkë për të organizuar një protestë paqësore, sot në orën 12:00 para ndërtesës së qeverisë kundër kësaj dhune thuhet në deklaratë.
OJQ-të gjithashtu kanë shprehur revolten e tyre edhe ndaj qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare, duke thënë se përmes deklaratave të tyre ata kanë legjitimuar dhunën e qeverisë ndaj qytetarëve.
Në mesin e organizatave që do të protesojnë sot janë edhe FOL, KIPRED, GAP, KPJ, KDI dhe Qendra Politike për Avokim.