OJQ-të dënojnë dhunën e disa protestuesve
Prishtinë, 24 janar - Rrjeti i Organizatave Jo-Qeveritare AVONET, dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës dhe huliganizmin prej anës së pjesëmarrësve të protestës, e cila u kap nga Lëvizja Vetëvendosje dhe u keqpërdor për qëllime politike.
Rrjeti i Shoqërisë Civile AVONET si përkrahëse e protestës së sotme, e cila ishte thirrur për të shprehur kundërshtimin qytetar me sjelljen e Ministrit Jabllanovic, shprehë indinjatën dhe kundërshtimin e fuqishëm me dëmtimet që u bënë ndërtesave publike dhe pronës private.
Protesta u manipulua nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila një thirrje qytetare për të reaguar, e shndërroi në platformë për të dërguar mesazhe politike, e ultimatum për qeverinë.
Rrjeti AVONET kërkon përgjegjësi dhe bënë thirrje që pakënaqësia qytetare për çështje parimore të mos manipulohet nga forcat politike.
Huliganizmi si metodë për arritjen e qëllimeve politike është absolutisht i papranueshëm në një shoqëri demokratike dhe të hapur.