OJQ-të dënojnë ashpër veprimet e policisë serbe gjatë ndalimit të Rada Trajkoviqit
Prishtinë, 17 dhjetor - Organizatat joqeveritare në kuadër të platformës Empirika dënojnë ashpër veprimet e policisë serbe gjatë ndalimit njëditor të Rada Trajkoviqit.
"Gjegjësisht, policia serbe të premten ka ndaluar znj. Trajkoviq në vendkalimin e integruar të Merdares për disa orë gjatë hyrjes në Kosovë dhe po të njëjtën ditë kur po kthehej nga Kosova, për gati 24 orë", thekson Empirika.
Kjo procedurë e policisë ka përfunduar me ndërhyrjen e ndihmës së parë mjekësore, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të znj. Trajkoviq.
"Është e papranueshme që, pa asnjë bazë ligjore, qytetarët e Serbisë të pengohen të lëvizin dhe të rrezikohet shëndeti i tyre, gjë që tregon një nivel jashtëzakonisht të ulët të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Republikën e Serbisë", deklaron Empirika.
Në nënshkrim:
AKTIV
Goraždevac Media Group
Emeg
Humani centar Mitrovica
Medija centar Čaglavica
RTV KIM
RTV Mir