23 Dhjetor 2024

Ofrohet ndihmë juridike falas për qytetarët e Rahovecit

Rahovec, 23 mars - Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar edhe nga Besnik Hoti, drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme dhe Lendrit Qeli, shef i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, kanë pritur në takim drejtoreshën ekzekutive të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Anita Alaj-Kalanderi.

“Një lajm i mirë për qytetarët e Rahovecit, është ndihma juridike falas, që do të ofrohet nga 1 prilli deri më 30 maj 2022 edhe në Rahovec, për të gjithë ata që s'mund t'i përballojnë shpenzimet për këto shërbime.  Pas takimit me drejtoreshën ekzekutive të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Anita Alaj-Kalanderi, u morëm vesh që “KLINIKËN MOBILE” (pilot-projekt me UNDP-në), ta vendosim në oborrin e Komunës së Rahovecit, e më pas edhe zyrën e përhershme në mjediset brenda objekteve të komunës”, ka thënë kryetari Latifi.

Kryetari Latifi është shprehur i lumtur që qytetarët nuk do të kenë më nevojë të shkojnë në Gjakovë për t'i shfrytëzuar këto shërbime, por do t'u ofrohen në komunën tonë.  Falënderoj zonjën Alaj-Kalanderi për vullnetin dhe bashkëpunimin e mirë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)