19 Maj 2024

Oferta për AAK-në, pas zgjedhjeve në PDK

Prishtinë, 27 dhjetor - Pas zjdhedhjeve në PDK, do të prezantohet oferta për AAK-në. Kështë është shprehur kryeministri Thaçi në një intervistë për “Radio Dukagjinin”.

Sipas tij vullneti për partneritet strategjik mes PDK-së dhe AAK-së është një dëshirë dhe një objektiv real që mund të ndodh në të ardhmen e afërt.

“Gjërat janë më serioze se sa paraqiten në disa media nganjëherë. PDK-ja është në fazën finale të përmbylljes së zgjedhjeve të brendshme."

"Kështu që do të përmbyllet ky proces, pastaj do të diskutohen gjërat, edhe konkretisht për ofertën që do ta prezantoj Partia Demokratike e Kosovës për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e që duhet të jetë një ofertë e dyanshme, e vullnetit të ndërsjellë, reciprok dhe përgjegjësive të përbashkëta”, ka thënë Thaçi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)