Oferta e PDK-së për Haradinajn në janar
Prishtinë, 17 dhjetor - PDK-ja do ti bëjë një ofertë partisë së Haradinajt në takimet që priten të ndodhin në mes të Thaçit e Haradinajt në fillim të vitit të ardhshëm, në janar. Kështu i ka thënë një burim gazetës Epoka e re.
Ky burim ka treguar se PDK-ja nuk ia lëshon postin e kryeministrit AAK-së, por pritet ti ofrojë më shumë pushtet brenda qeverisë në ndarjen e ministrive.
Çështja e koalicionit me AAK-në është në fazën fillestare të diskutimit. PDK-ja është e gatshme ta ndajë pushtetin edhe me AAK-në, postin e kryeministrit nuk e lëshon. PDK-ja mund të bëjë tolerime që AAK-së ti japë më shumë ministri, ka thënë ky burim.
I njëjti burim ka treguar se AAK-ja nëse vendos të hyjë në koalicion me PDK-në mund ti drejtojë katër ministri dhe një post të zëvendëskryeministrit.
PDK-ja do ti mbajë për vete Ministrinë e Punëve të Jashtme, të Drejtësisë, të Bujqësisë dhe të Financave, ndërsa ato të tjerat që drejtohen nga PDK-ja mund tia ofrojë AAK-së, ka thënë ky burim, duke bërë me dije se ministritë që drejtohen nga Koalicioni për Kosovë të Re (KKR) dhe minoritetet nuk do të preken.